|
|  |
| MËSIMET |
 |

Flasim greqisht!
Nga 10 shtatori (10/09-30/09/2011) fillojnë regjistrimet e mësimit të gjuhës greke në grupe, të cilat do të fillojnë nga tetori i 2011-s dhe do të vazhdojnë deri në maj të 2012-s. Mësimet do të zhvillohen në grupe të vogla, 2 herë në javë (nga 2 orë për secilën seancë). Grupet ndahen në 4 kategori:
- në fillestarë (çertifikatë e nivelit A)
- në mesatarë (çertifikatë e nivelit B)
- në të përparuar (çertifikatë e nivelit C)
- në fëmijë (në dy nivele)
Qendër për mësimdhënien do të shërbejnë mjediset e Vatrës së Tiranës (në qendër të Tiranës), ose të Kolegjit Arsakeio, si dhe mjediset e punës (pas përfundimit të orarit të punës, në grupe të përbëra nga 10-15 kolegë).
Tarifat e kursit janë 1.600 lekë në muaj. Nisja e mësimeve, të cilat do të zgjasin për 8 muaj, do të jetë në fillim të tetorit.
Parashikohet edhe program bursash për të diplomuarit e papunë, për studentët si dhe nxënësit me rezultate të larta.
Iinformacion: Tel. 044817490, 0684018942, nga ora 09.00 - 16.00 email: info@hfc-tirana.com . |
|  |
|  |
|